Zgjedhjet, Tomë Gashi: 14 shkurti është Dita e Shën Vetëvendosjes

Aktuale

Zgjedhjet, Tomë Gashi: 14 shkurti është Dita e Shën Vetëvendosjes

Më: 9 janar 2021 Në ora: 09:29
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi për Ora News është përpjekur të hedhë poshtë sipas tij mjegullën e krijuar, për kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gashi ka thënë se Kurti do të kandidojë, ndërkohë që ka shtuar se ajo ditë nuk do të quhet më Shën Valentini, por Shën Vetëvendosja. 

Gashi: Albin Kurti jo vetëm që do të kandidojë si deputet, por të gjithë e dinë që Kurti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës dhe këtë nuk mund ta ndryshojë askush. Nëse dikush prej KQZ që është institucioni përfundimtar që mund të ketë aludime se do ta interpretojë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, nëse nuk e lejojnë zotin Kurti që të kandidojë, ata kryejnë vepër penale dhe vendin e kanë në burg.

Më duket sikur janë më të relaksuar në Komisionin Zgjedhor, sepse nuk janë nën presion të disave që nuk janë në Kosovë, por janë në Holandë që ishin alfa dhe omega për më tepër se 20 vite në vend. Mund ta them me përgjegjësi të plotë, që meqenëse nuk ka asnjë ndalesë ligjore që Kurti të kandidojë për deputet të ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, edhe ata që nuk e duan, nuk e preferojnë dhe frikësohen prej tij, për shkak se do të imponojë sundimin e ligjit, duhet ta kenë të qartë që do të jetë kryeministri i Kosovës, jo vetëm këtë mandat por edhe në të tjera.

Nuk mundet të interpretojnë të ndikuar politikisht nga partitë e tjera që janë të frikësuara dhe mund të bëhen të gjitha dhe do të humbin nga Vetëvendosja. Tentohet të krijohet që opinion se Kurti nuk ka të drejtë të kandidojë si deputet për shkak të vendimit. Ideja është që të krijohet një mjegull dhe pastaj qytetarët e Republikës së Kosovës më 14 shkurt, në Ditën e Shën Valentinit, që i bie Shën Vetëvendosja, të mos votojnë shumë për VV me frikën se Albin Kurtit nuk do ti lejohet të kandidojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat