Geci i ashpër me Mustafën, Veliun e Hazirin: Këta duhet të largohen, nëse nuk marrin vesh i largojmë me…

Aktuale

Geci i ashpër me Mustafën, Veliun e Hazirin: Këta duhet të largohen, nëse nuk marrin vesh i largojmë me…

Nga: N. H Më: 9 janar 2021 Në ora: 10:38
Agim Veliu, Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri

Ish-aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Geci, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj krerëve të LDK-së.

Geci këtë reagim e ka bërë përmes llogarinë së tij në Facebook, me ç’rast ka thënë se struktura aktuale e partisë e ka dëmtuar shumë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai po ashtu, në këtë shkrim, ka kërkuar edhe largimin me votë të krerëve kryesor të LDK-së.

“Kryesia aktuale e LDK-së nuk ka kohë të ndryshojë, i kanë bërë nga 60-70 vjeç ata nuk ndryshojnë kurrë, këta duhet të largohen me votë, nëse me 14 shkurt nuk marrin vesh këta duhet t’i largojnë me... nëse nuk reagon anëtarësia që t’i detyrojë dinozaurët pleq të bëjnë reforma ndryshimi”, shkruan ai në Facebook.

Ja shkrimi i plotë:

Image
Halil Geci dhe Ibrahim Rugova, foto arkiv

Ra maska, nga maskarenjtë që për 10 vjet tradhtuan elektoratin e Ibrahim Rugovës duke u fshehur mbas TRI shkronjave të arta LDK.

Kjo strukturë e kryesisë së LDK-së për dhjet vite i ka zvogëluan aq fort tri shkronjat e arta LDK-së sa që as me mikroskopë nuk shihen.

Leximi i tri shkronjave LDK-së shihen vetëm te Vjosa, Anton Quni dhe te unë Halil Geci si dhe në gjithë anëtarësinë e gjerë të kësaj partie.

Kurse brenda kryesisë dhe kësaj strukture të shitur e shtrydhur në kullojën e SHIK-ut dhe të UDB-së nuk ekzistojnë. RA MASKA.

Kryesia aktuale e LDK-së nuk ka kohë të ndryshojë, i kanë bërë nga 60-70 vjeç ata nuk ndryshojnë kurrë, këta duhet të largohen me votë, nëse me 14 shkurt nuk marrin vesh këta duhet t’i largojnë me... nëse nuk reagon anëtarësia që t’i detyrojë dinozaurët pleq të bëjnë reforma ndryshimi brenda partisë, nga kjo strukturë e dinozaurëve pleq nuk do vijën kurrë reformat, këta do të rrinë kështu si janë, edhe me 10-15 vende në parlament për t’i ruajtur milionat e vjedhur me kriminelët e PDK-së.

Isa me argatët e tij të Riinvestit dhe më ndihmaqarët e brendshëm dhe defatoret e tupangjitë e tij i kanë sjellë në tri shkronjat LDK-së sa që anëtarësia e mbetur të mos munden t’i lexojnë as me mikroskop.

Këta zuzar të Grenellit e Vuçiqit, Isa, Hashim, Agim, Lutfi, çuditem si kanë fytyrë të përballën me anëtarësinë e gjerë, ngase të njëjtën anëtarësi e kanë gënjyer që 10 vite duke ia dërguar votat e LDK-së kriminelëve që dyshohet që janë vrasës të atdhetarëve të LDK-së të cilët sot gjenden në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat