Zyrtarja e LDK-së: Momentin që Vjosa e sheh që ka gabu, e pranojmë në parti

Aktuale

Zyrtarja e LDK-së: Momentin që Vjosa e sheh që ka gabu, e pranojmë në parti

Më: 9 janar 2021 Në ora: 18:39
Foto Ilustrim

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK’së, Lirie Kajtazi ka thënë se momentin që Vjosa Osmani e sheh që ka gabuar e pranojmë sërish në parti.

“Momentin që e sheh gabimin e vet ne kemi pranu njerëz të tillë, ne kemi pranuar njerëz të tillë të cilët e kanë pa që për një kohë edhe kanë shkaktu dëm edhe ndaj vetes edhe ndaj njerëzve por edhe ndaj shtetit”, ka thënë Kajtazi.

Vjosa Osmani ka ndarë rrugët me LDK’në pjesë e së cilës ishte për dy dekada edhe tani ka formuar iniciativën e saj qytetare.

Me të cilën do të garojë në zgjedhje me shumë gjasë në një listë të përbashkët me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat