Limaj nga Malisheva shpalos projektin politik në mbrojtje të vlerave kombëtare

Aktuale

Limaj nga Malisheva shpalos projektin politik në mbrojtje të vlerave kombëtare

Më: 9 janar 2021 Në ora: 20:20
Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar turin e saj elektoral në Malishevë.

“Me veteranë të UÇK-së dhe anëtarë të Nismës Socialdemokrate në këtë fshat biseduam për sfidat të cilat e presin vendin dhe rëndësinë jetike qe ka për Kosovën procesi i jashtëzakonshëm zgjedhor i 14 shkurtit” shkruan Limaj në Facebook.

Limaj ka bërë të ditur se në takimin e tij me banorë dhe ish-ushtarë të UÇK-së ka shpalosur projektin politik në mbrojtjen e vlerave tona kombëtare.

Postimi i plotë i Limajt:

Mikpritje sipas traditave shqiptare në konakun e Sadri Krasniqit në fshatin Temeqinë të Malishevës.
Me veteranë të UÇK-së dhe anëtarë të Nismës Socialdemokrate në këtë fshat biseduam për sfidat të cilat e presin vendin dhe rëndësinë jetike qe ka për Kosovën procesi i jashtëzakonshëm zgjedhor i 14 shkurtit.
Në këtë takim, shpalosa projektin tonë politik në mbrojtjen e vlerave tona kombëtare dhe askush më mirë së sa bashkëluftëtarët tanë nuk e kupton rëndësinë e mbrojtjes së këtyre vlerave. FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat