Nisin përplasjet mes partisë së Kurtit dhe Mustafës: Xhelal Sveçla i reagoi ish-ambasadorit amerikan – i vjen “goditja” nga LDK-ja

Aktuale

Nisin përplasjet mes partisë së Kurtit dhe Mustafës: Xhelal Sveçla i reagoi ish-ambasadorit amerikan – i vjen “goditja” nga LDK-ja

Nga: N. H Më: 10 janar 2021 Në ora: 09:52
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, nuk i ka pëlqyer deklarata e ish ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili situatën e krijuar ditë më parë në Kongresin Amerikan e ka krahasuar me atë në Kosovë, kur deputetët hodhën gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ditëve të fundit, pas shkeljes së integritetit të Kongresit dhe Senatit amerikan, ka tendenca dashakeqëse të krahasojnë këtë sulm kriminal me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

“Së pari në shtëpinë e përfaqësuesve në Washington, banda të organizuara sulmuan ndërtesën dhe seriozisht rrezikuan jetën e senatorëve, kongresmenëve dhe personalit”, ka shkruar Sveçla.

Image
Xhelal Sveçla

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, Bajram Gecaj i ka reaguar anëtarit të kryesisë së LVV-së, Xhelal Sveclës, duke thënë se ky i fundit si zakonisht, i paska shtrembëruar tërësisht faktet.

“Po harron ai se pos gazit, kishin hedhur koktej molotivi në trupin e policëve dhe në shtëpinë e kryeministrit, kishin sulmuar dhe lënduar dhjetëra policë, kishin tentuar atentat ndaj veturës së kryeministrit, kishin rrezikuar shëndetin e deputetëve si me gaz ashtu edhe me sprej e hedhje shishesh, kishin djegë vetura edhe të personave të pa-përfshirë në politikë, e shumë e shumë sulme tjera të ngjashme”, shkruan Gecaj.

Image
Bajram Gecaj

Ja shkrimi i plotë:

Sveçlës i paska "djegë" krahasimi i Ambasadorit Delaëie dhe, si zakonisht, i paska shtrembëruar tërësisht faktet.

Po harron ai se pos gazit, kishin hedhur koktej molotivi në trupin e policëve dhe në shtëpinë e kryeministrit, kishin sulmuar dhe lënduar dhjetëra policë, kishin tentuar atentat ndaj veturës së kryeministrit, kishin rrezikuar shëndetin e deputetëve si me gaz ashtu edhe me sprej e hedhje shishesh, kishin djegë vetura edhe të personave të pa-përfshirë në politikë, e shumë e shumë sulme tjera të ngjashme.

Pra, për dallim nga Presidenti Trump, i cili po akuzohet për nxitje dhune, liderët e Brigadave të Kuqe jo vetëm që e kishin nxitë, por edhe e kishin udhëheqë dhunën ndaj institucioneve. E si bumerang, liderit të tyre, të dënuar për vepra penale, sot i pamundësohet ligjërisht mbajtja e pozitave publike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat