Kur Pacolli thoshte se nuk do të hyjë kurrë në koalicion me LDK-në, pasi sipas tij e kanë mashtruar

Aktuale

Kur Pacolli thoshte se nuk do të hyjë kurrë në koalicion me LDK-në, pasi sipas tij e kanë mashtruar

Nga: D.RR Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:48
Behgjet Pacolli dhe Isa Mustafa

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë në një intervistë në vitin 2017 se nuk do të hyjë më asnjëherë në koalicion me partitë e vjetra, PDK-në dhe LDK-së.

Për LDK-në, ai thoshte se nuk do të hyjë më kurrë në koalicion me ta, pasi sipas tij, LDK-ja e ka mashtruar atë.

Por para pak ditësh, vet Behgjet Pacolli ka thënë se janë në bisedime me LDK-në dhe ka konfirmuar se shumë shpejtë do të arrihet koalicioni.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat