Kurti: Ata nuk rriten dot, Vetëvendosje veç po rritet - ja çka paralajmëron

Aktuale

Kurti: Ata nuk rriten dot, Vetëvendosje veç po rritet - ja çka paralajmëron

Nga: A.Zh Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:20
Tubim i Vetëvendosjes, foto arkiv

Anëtarja e Lvizjes Vetëvendosje Tinka Kurti, ka folur për rrugëtimin e kësaj partie. Ajo ka akuzuar pushtetin se ka provuar çdo gjë për ta ndalur Vetëvendosjen. Por, sipas saj, çdo gjë iu kthye kundër, përcjell Bota sot.

Kurti ka thënë se Vetëvendosje do të fitojë shumicën në parlament, duke paralajmëruar se do ta “çkapin shtetin”.

“LV veç po rritet e nuk mundet me u fol më as me shifra”, ka shkruar zyrtarja e VV-së.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Klasat politike të stërvjetruara kurrë nuk e duan lëvizjen. Përkundrazi, ato e adhurojnë stagnimin. Disa duan të mbesin e disa të mbijetojnë. Mbetja është prapambetje.

Lëvizja sfidohet kaq shumë sepse me lëvizjen vjen shpresa, e shpresa nxit imagjinatën: imagjinatën për një jetë më të mirë.

Për ta bërë të mundur pengesën, ata kanë një arsenal mundësish, që i përdorin kurdo që u jepet mundësia. Na sulmuan zyrat me njësitet elitare policore e na i trajtuan aktivistët me burgje. Disa edhe nuk janë më pos në pjesën e mirë të historisë. E arrestuan Albin Kurtin disa herë. Nuk u mjaftoi as Gjykata Kushtetuese, as Policia, as AKI-ja, as RTK-ja, as analistët e kapur, as Batoni. Nuk lanë asgjë pa përdorur. Nganjëherë e thirrën në ndihmë edhe Vuçiqin. Por gjithçka iu kthye kundër.

Pengesat na rritën e forcuan. Edhe kur deshën të na përçajnë e sundojnë, ne u bashkuam më shumë, sepse në fund të ditës, ne jemi në këtë sfidë jo vetëm për t'i ndryshuar partinë që qeveris por për ndryshime të thella e pozitive për jetët e njerëzve.

Prandaj, ne lëvizem drejt fitores që solli Qeverinë dhe Kryeministrin më të mirë që Kosova ka pasur ndonjëherë. Bordet filluan të çkapen nga Qeveria Kurti I dhe administrata shtetërore më në fund filloi të merr frymë lirshëm. Pandemia solli frikë por përballja me të e menaxhimi i qeverisë sonë solli siguri.

Pavarësisht kurthit e tradhtisë që ia bënë qeverisë së LV, qytetarët nuk ranë pre e kleçkave të ndyra. Krejt e kundërta ndodhi atyre u bë më e qartë se kurrë, se nuk bën as nuk mund të qeverisin më.

Qytetarët sot e shtyjnë LV-në. Nuk pranojnë hiç më pak se shumicën në parlament e VV në qeveri. Dëshmi e kemi çdo sondazh kredibil në Kosovë.

Duke e parë këtë, në tentim edhe më të dëshpëruar, ata tash po duan që përmes organeve të kapura të drejtësisë, disi të pamundësojnë kandidimin e Albin Kurtit për Kryeministër. Sepse e dinë që sa më e madhe pesha politike e Albin Kurtit aq më shumë zvogëlohen ata. Por tashmë është shumë vonë. Ata nuk rriten dot.

Le të kuptojnë se kjo gjë është e pamundur. LV veç po rritet e nuk mundet me u fol më as me shifra. Shteti do të çkapet, deshën apo nuk deshën ata. Vetëvendosja! është e së tashmes e së ardhmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat