Daut Haradinaj nga Deçani: Të rinjtë po na bashkohen në çdo komunë

Aktuale

Daut Haradinaj nga Deçani: Të rinjtë po na bashkohen në çdo komunë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:32
Daut Hardinaj

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, sot gjatë ditës ka takuar të rinjtë e Deçanit për të konfirmuar mbështetjen e tyre të madhe për programin tonë qeverisës.

“Sot bashkë me Kryesinë e Rinisë dhe Këshillin e Përgjithshëm, me të rinjtë e Deçanit për të konfirmuar mbështetjen e tyre të madhe për programin tonë qeverisës”, ka shkruar ai.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Aleanca në Deçan i ka dhënë hapësirë të jashtëzakonshme rinisë në qeverisjen komunale.

“Të rinjtë po na bashkohen në çdo komunë, ata po na bashkohen në rrugën tonë për fitoren e përbashkët!”, shkroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat