Ku do të vuajnë dënimin të dënuarit potencialë të Speciales

Aktuale

Ku do të vuajnë dënimin të dënuarit potencialë të Speciales

Më: 10 janar 2021 Në ora: 20:37
Ilustrim

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova do vendosë se në cilat shtetet do vuajnë dënimin, ata që shpallen fajtorë

Aktualisht janë vetëm të akuzuar.

Ish eprorët e UCK-së ngarkohen për krimet që thuhet se janë kryer gjatë vitëve 99-2000.

Ftesë nga Specialja, pos atyre që ndodhet në paraburgim kanë marrë edhe shumë të tjerë.

E nëse të akuzuarit potencialë të GJ.S shpallen fajtorë, ata nuk e vuajnë dënimin në vendin ku gjykohen. E madje, ata s’do e kenë mundësinë që të vuajnë dënimin as në vendin nga vijnë por as në shtetet e rajonit.

Derisa, emrat e shteteve për të cilat ka marrëveshje për vuajtjen e dënimit, po mbahen sekrete.

Neni 162 i Kushtetutës së Kosovës parashikon që Dhomat e Specializuara të kenë të gjitha kompetencat dhe mandatin e nevojshëm për të mundësuar mbajtjen e dënimeve jashtë territorit të Kosovës nga cilido i dënuar. Në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorëve të Specializuar dhe Rregulloren e Procedurës dhe Provave, Presidenti i KSC, pasi ka dëgjuar të Akuzuarin, do të vendosë në cilin Shtet i Akuzuari do të vuajë dënimin e tij, duke zgjedhur nga një listë e shteteve që kanë rënë dakord të pranojnë persona të dënuar. Për arsye operacionale, ne nuk mund të komentojmë mbi statusin e marrëveshjeve të tilla.

Kjo mënyrë e transferimit të të dënuarve të Speciales, parashihet edhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

NENI 162

Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare, çdo person i akuzuar për krime nga Dhomat e specializuara mund të paraburgoset dhe të transferohet në Dhomat e Specializuara që ndodhen jashtë territorit të Kosovës. Nëse shpallen fajtorë dhe dënohen me burgim, këta persona mund të transferohen për ta vuajtur dënimin e tyre në një shtet të tretë, jashtë territorit të Kosovës, në pajtim me marrëveshjet arritura sipas paragrafit 4.

Por, përveç Kosovës njohës të drejtësisë vlerësojnë se të dënuarit eventualë nga Specialja, dënimin nuk do kenë mundësi të e vuajnë, as në shtetet e rajonit.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë se varësisht prej shtetit ku vendoset i dënuari, edhe matja e dënimit dallon.

Miftaraj thotë, se pala e Kosovës kishte bërë përpjekje që të u mundësohej që të dënuarit potencialë të vuajnë dënimin në Kosovë, mirëpo kjo ishte hedhur poshtë pa shumë debat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat