Vigan Qorrolli: Kjo është një prej hipokrizive kryesore të qeverisë në ikje

Aktuale

Vigan Qorrolli: Kjo është një prej hipokrizive kryesore të qeverisë në ikje

Më: 10 janar 2021 Në ora: 21:24
Vigan Qorrolli

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Vigan Qorrolli, në një postim në Facebook ka thënë se qeveria në ikje po tregon hipokrizi karshi sektorit të gastronomisë dhe hotelerisë.

Qorrolli thotë se kjo qeveri për shumë muaj ua ndaloi punën dhe organizimin e ndejave, ahengjeve dhe gëzimeve familjare për shkak të COVID-19, ndërsa tash vet qeveria shkojnë e mbajnë tubime të fushatës pikërisht në hotele e restaurante.

Postimi i tij:

Një prej hipokrizive kryesore te qeverise ne ikje ka te beje me sjelljen e saj ndaj sektorit te gastronomisë dhe hotelerisë.

Për shume muaj ua ndalojnë punën dhe organizimin e ndejave, ahengjeve dhe gëzimeve familjare — demek shkaku i parandalimit te infeksionit prej C-19.

Kerrk shkojne vete e mbajne tubime fushatore (sic!) ne restauronte e hotele, me grumbuj njerëzish pa asnje mase kundrejt te pranishmeve dhe rrezikut te infeksionit.

S’ke ç’t’i thuash xhanem pos hipokrizi nje standardi te tille te ulte etik e njerëzor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat