Aksidentohet me veturë Atifete Jahjaga

Aktuale

Aksidentohet me veturë Atifete Jahjaga

Më: 10 janar 2021 Në ora: 21:55
Atifete Jahjaga

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy veturave në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, gjegjësisht në afërsi të parkut.

Burime mësojnë se në aksident është përfshirë vetura zyrtare e cila i takon ish-presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ndryshe, vetura është përplasur me një taksist, derisa ka vetëm dëme të lehta materiale.

Gjithashtu burimet thonë se në veturën zyrtare ka qenë vetëm policja e mbrojtjes së afërt e cila e shoqëron Jahjagën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat