Vigan Qorrolli reagon ndaj KQZ-së për vendimin për diasporën: Është antikushtetues

Aktuale

Vigan Qorrolli reagon ndaj KQZ-së për vendimin për diasporën: Është antikushtetues

Nga: G.B Më: 11 janar 2021 Në ora: 17:58
Vigan Qorrolli

Analisti Vigan Qorrolli ka reaguar pas vendimit të KQZ-së, për votimin e mërgimtarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është një vendim antikushtetues, pasi asnjë shtetasi të Republikës së Kosovës, nuk mund t’i cenohet e drejta për të zgjedh dhe për t’u zgjedhur — e garantuar me nenin 45 të Kushtetutës, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ky vendim në aspektin juridik i shkel liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa ne aspektin politik i cenon garancitë e një procesi zgjedhor fer dhe të drejtë.

Postimi i tij i plotë:

Ky është një vendim antikushtetues ‘par excellance’ — sepse asnjë shtetasi të Republikës së Kosovës, nuk mund t’i cenohet e drejta për të zgjedh dhe për t’u zgjedhur — e garantuar me nenin 45 të Kushtetutës.

Një vendim që në aspektin juridik i shkel liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa ne aspektin politik i cenon garancitë e një procesi zgjedhor fer dhe të drejtë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat