Miftaraj pas vendimit të KQZ-së: Një gjë e tillë nuk ndodhë as në shtetin e Kim Jongut

Aktuale

Miftaraj pas vendimit të KQZ-së: Një gjë e tillë nuk ndodhë as në shtetin e Kim Jongut

Nga: G.B Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:51
Ehat Miftaraj

KQZ ka marrë sot vendim lidhur me votuesit nga diaspora, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pas këtij vendimi ka pasur reagime të shumta, derisa e kanë quajtur antikushtetues dhe që u cenon të drejtën për të votuar aty.

E ndaj vendimit ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga IKD, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se një e drejtë kushtetuese nuk mund të kufizohet me një telefonatë dhe se një gjë e tillë nuk ndodhë as në Korenë e Kin Jongut.

“Një e drejtë kushtetuese nuk mundet mu kufizu me një telefonatë. As në nahin e Zanzibarit e shtetin e Kim Jongut nuk ndodh kjo”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat