Ramush Haradinaj e sheh opsionale koalicionin me VV-në, synon 20 deputetë me 140 mijë vota në zgjedhje

Aktuale

Ramush Haradinaj e sheh opsionale koalicionin me VV-në, synon 20 deputetë me 140 mijë vota në zgjedhje

Më: 11 janar 2021 Në ora: 22:08
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj i AAK-së thotë se koalicioni me Vetëvendosjes është i mundur.

“Sa na përket neve është reale kjo, është e mundshme sa na përket neve. Varet vullneti i Vetëvendosjes. Ata e vlerësojnë a kanë nevojë ose jo nëse i fitojnë zgjedhjet ose ne nëse i fitojmë vlerësojmë a kemi nevojë a jo. Por është e mundshme, është opsionale’, tha Haradinaj në ‘Rubikon’.

Për një qeveri të ardhshme Kurti, pritjet janë të mëdha tha i pari i AAK-së.

Derisa sipas tij, në zgjedhje Aleanca po i synon 20 deputetë me 140 mijë vota.

Kurse ai ka shtuar se nëse zgjedhet president, postin e tij do të ia lë Ardian Gjinit në AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat