Reagon shqiptari nga New Yorku: Japi 1 mijë dollarë për padinë ndaj KQZ-së

Aktuale

Reagon shqiptari nga New Yorku: Japi 1 mijë dollarë për padinë ndaj KQZ-së

Më: 11 janar 2021 Në ora: 22:23
Bleron Baraliu

Analisti Bleron Baraliu i cili vepron në SHBA ka reaguar ndaj vendimit të KQZ-së për kushtëzimin e diasporës në zgjedhje.

Ai këtë veprim të KQZ-së e ka quajtur marrëzi.

Madje ai ka kërkuar që të paditet KQZ-ja, duke dhuruar 1 mijë dollarë nëse ka iniciativa edhe nga avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese për një gjë të tillë.

Postimi i plotë:

A është e mundur të ekzistoj një marrëzi kaq e madhe?!

Sa duhet të jetë i ulet niveli i inteligjencës që të mendosh se kjo përben dicka praktike. Ky është një turp i rrallë dhe shuplake e ndyrë kundrejt diasporës.

Dhuroj $1,000 drejt kostos së padise urgjente kundër KQZ, ankesë te avokati i popullit, në GjK dhe gjitha instancat tjera. Jam i sigurtë për 5 ditë i mbledhim së paku 10,000 ankues në padi. A ka avokat dhe vullnetarë të ndihmojnë në këtë drejtim.
@Germin #moshesht. #stopurrejtjesndajdiaspores #votaeshenjte

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat