Njoftim me rëndësi për të gjithë pensionistët e Kosovës

Aktuale

Njoftim me rëndësi për të gjithë pensionistët e Kosovës

Më: 12 janar 2021 Në ora: 10:31
Ilustrim

Të gjithë pensionistët, veteranët dhe përfituesit e tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid 19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit është shtyrë afati i lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021.

“Andaj, ju lutem që deri më datë 31.03.2021 mos të paraqiteni në zyrat e pensioneve,

ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë.

Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dalura nga lufta”, thuhet në njoftimin e ministrit Skender Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat