Kurti prezanton para studentëve të Universitetit “John Hopkins” qeverisjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit

Aktuale

Kurti prezanton para studentëve të Universitetit “John Hopkins” qeverisjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:17
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me studentët e Universitetit “John Hopkins”.

Në këtë bashkëbisedim Kurti ka prezantuar para studentëve dhe profesorëve Sinisa Vukoviç dhe Daniel Server, qeverisjen e Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Mbrëmë isha i ftuar për një bashkëbisedim virtual me studentët e Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin John Hopkins në Washington D.C. dhe profesorët e tyre, z. Daniel Serwer dhe z. Sinisa Vukovic. Prezantimi im për qeverisjen tonë të ardhshme pas zgjedhjeve të 14 shkurtit u fokusua në transformimin socio-ekonomik të vendit përmes sistemit të drejtësisë që me efikasitet lufton krimin e korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik që matet punësimin e të rinjëve. Fjala ime hyrëse u pasua nga pyetjet dhe komentet e shumta të studentëve mbi tema të ndryshme, nga ballafaqimi me të kaluarën dhe avancimi i FSK-së te integrimi i pakicave kombëtare, raportet me fqinjtë dhe dialogu me Serbinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat