Nisma drejt ‘shkrirjes’ në PDK?

Aktuale

Nisma drejt ‘shkrirjes’ në PDK?

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:54
Nisma

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk ka edhe shumë kohë për të vendosur nëse do ta pranoi kushtin e PDK-së, që të hyjnë vetëm në listën e tyre zgjedhore me kandidatët e saj, ose të garojë e vetme.

Media merr vesh nga burimet e saj brenda të dyja këto parti, se marrëveshja mes tyre tashmë ka përfunduar dhe se Nisma do të garojë nën listën e PDK-së.

Po ashtu ky burim tha, se ka pasur diskutime të forta përbrenda Nismës nëse duhet ta pranojnë këtë marrëveshje apo jo.

Ne kemi tentuar që të kontaktojmë zyrtarët e këtyre partive por asnjëri nga ta nuk janë përgjigjur thirrjeve tona.

Deri në këto momente zyrtarisht, asnjëra parti nuk ka deklaruar pro ndonjë koalicioni siç jemi mësuar të shohim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat