Tahiri: Vjosa Osmani mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale

Tahiri: Vjosa Osmani mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 12 janar 2021 Në ora: 21:00
Ramush Tahiri

Analisti Ramush Tahiri tha Vjosa Osmani mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo pasi në KQZ ka përfunduar afati për deklarimin e koalicioneve, duke lidhur vetëm  dy koalicione nga partitë minoritare.

Tahiri mendon se procesi i shkrirjes së Osmanit në listën e Vetëvendosjes do të humbte identitetin.

“Vjosa Osmani mund të rrezikojë të mos merr pjesë në zgjedhje. Mund të rrezikojë sepse procesi i shkrirjes e humb identitetin. Procesi i shkrirjes në Vetëvendosje ndonjëherë nuk i ndihmon edhe Vetëvendosjes”, thotë Tahiri.

 “Duket që s’po arrin me u regjistruar si Nismë, si Iniciativë, s’ka përgatitje. Shkrirja në Vetëvendosje do të thotë nga 120 kandidatë sa do t’i marrë Vjosa. A do t’i marrë 30 apo 20. Sepse kjo domethënë shumë. Tani nga ata kandidatë, qysh do të jetë ranglista ose renditja, a do të jetë për shembull, dikush nga një deri në 10, a do të jetë e përzier apo do të jetë prej një numri në një numër të caktuar’, shpjegoi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat