Krasniqi jep arsyet pse PSD-ja s’merr pjesë në zgjedhje

Aktuale

Krasniqi jep arsyet pse PSD-ja s’merr pjesë në zgjedhje

Më: 13 janar 2021 Në ora: 01:00
Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi, anëtar i kryesisë së Partisë Socialdemokrate, ka dhënë arsyet pse kjo parti nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se PSD-ja nuk ka pasur kohë e hapësirë që të shpalosë projektin e saj politik, e as nuk synon të hyjë në koalicione “sa për të marrë një apo dy deputetë”.

“Një prej arsyeve është fakti se prej kur PSD-ja ka nisur riorganizimin dhe rikonceptimin e saj politik pas zgjedhjeve të fundit, s’ka pas mjaftueshëm kohë të shpalosë projektin e saj politik, sa për t’u bërë projekt edhe elektoral. Ne e kemi të qartë çfarë duam, e kemi të qartë projektin tonë, por s’kemi pas mjaftueshëm hapësirë edhe për shkak të COVID-19 që ka paralizuar thuajse gjithçka, s’kemi pas mundësi të shpalosim konceptin tonë politik. Prandaj e lidha këtë me momentin kur PSD-ja ka marrë një rrugë të re në drejtimin e saj politik, pas zgjedhjeve.

Para zgjedhjeve kishte drejtim tjetër i PSD-së, qoftë konceptual... qoftë kadrovik, ka qenë drejtim tjetër i PSD-së. Pas zgjedhjeve në reflektim e sipër për krejt çka ka ndodhë edhe para zgjedhjeve, prej ndarjes së VV-së edhe gjatë zgjedhjeve edhe pasi kemi ardhur në rimendim të konceptit të projektit tonë politik, i cili projekt i ri s’ka pas ende mundësi dhe hapësirë që të shfaqet. Arsyeja e dytë ka qenë që thjesht s’kemi dashur të bëjmë një koalicion me cilindo subjekt dhe thjesht t’i marrim një apo dy deputetë. Kjo s’është me rëndësi sa është të shpaloset projekti jonë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat