Sassoli i prerë: Luftimi i korrupsionit dhe krimit e afron Kosovën me BE-në

Aktuale

Sassoli i prerë: Luftimi i korrupsionit dhe krimit e afron Kosovën me BE-në

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:50
Vjosa Osmani dhe David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, është shprehur i prerë për afrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian duke thënë se kjo mund të ndodhë nëse Kosova e lufton krimin dhe korrupsionin.

Një ditë pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Sassoli përmes Twitterit ka shkruar se është i kënaqur që sheh se Kosova po vazhdon të jetë në rrugën e reformave për një të ardhmen më të mirë.

“Luftimi i krimit dhe korrupsionit do të ju sjellë më afër BE-së dhe do të përmirësojë jetën e qytetarëve. BE-ja është këtu për të përkrahur”, ka shkruar ai.

Për takimin e së martës, Osmani kishte thënë se Kosova është e zotuar të kryejë të gjitha reformat e nevojshme për të përshpejtuar integrimin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat