'Lufta ndaj Serbisë ka përfunduar, lufta ndaj hajnisë dhe korrupsionit ende s'ka filluar'

Aktuale

'Lufta ndaj Serbisë ka përfunduar, lufta ndaj hajnisë dhe korrupsionit ende s'ka filluar'

Më: 13 janar 2021 Në ora: 17:17
Liri Loshi

Publicisti Liri Loshi po vlerëson se lufta ndaj Serbisë ka përfunduar.

"Lufta ndaj hajnisë dhe korrupsionit ende nuk ka filluar. Pa filluar kjo luftë nuk mund të thuhet se është ngritur shteti demokratik. Përderisa ky proces i ngritjes së shtetit vazhdon, Serbia nuk bën sehir. Ajo jo vetëm që i gëzohet çdo deshtimi, por edhe shfrytëzon çdo rast të mundshëm që të na dëmtojë politikisht me shpresë se ne nuk mund ta ngrisim shtetin ndonjëherë dhe që ajo ta imponojë zgjidhjen e vet për Kosovën “si rast i pazgjidhur”,ka shkruar Loshi në Facebook.

Sipas tij, me politikanë të këtillë Kosova nuk mund të konsolidohet kurrë si shtet. 

"Kjo është e tëra çka i duhet Serbisë. Nuk ka nevojë për një luftë të re", ka shkruar Loshi në Facebook.

Postimi i plotë:

Lufta ndaj Serbisë ka përfunduar. Lufta ndaj hajnisë dhe korrupsionit ende nuk ka filluar. Pa filluar kjo luftë nuk mund të thuhet se është ngritur shteti demokratik. Përderisa ky proces i ngritjes së shtetit vazhdon, Serbia nuk bën sehir.

Ajo jo vetëm që i gëzohet çdo deshtimi, por edhe shfrytëzon çdo rast të mundshëm që të na dëmtojë politikisht me shpresë se ne nuk mund ta ngrisim shtetin ndonjëherë dhe që ajo ta imponojë zgjidhjen e vet për Kosovën “si rast i pazgjidhur”.

Populli duhet ta kuptojë se politikanët e korruptuar që vijnë me premtimet se do ta shpëtojnë Kosovën nga Serbia, janë ata vetë armiku numër një i shtetit të Kosovës, pastaj vjen Serbia.

Me politikanë të këtillë Kosova nuk mund të konsilidohet kurrë si shtet. Kjo është e tëra çka i duhet Serbisë. Nuk ka nevojë për një luftë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat