Kryeziu për marrëveshjen Kurti-Osmani: Nuk e dëmton LDK-në, përkundrazi sjell situatë të re në favor të saj

Aktuale

Kryeziu për marrëveshjen Kurti-Osmani: Nuk e dëmton LDK-në, përkundrazi sjell situatë të re në favor të saj

Më: 15 janar 2021 Në ora: 00:22
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ismet Kryeziu nga KDI po vlerëson se marrëveshja mes Vjosa Osmanit dhe kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, ishte sot më tepër simbolikë në të cilën nuk do diskutohen programet.

Kryeziu u shpreh në Edicionin e Analizës, se një bashkëpunim të tillë e sheh si aderim të Vjosa Osmanit në Vetëvendosje.

”Ka një lëvizje për Vetëvendosjen. Konsideroj që është një lëvizje kur Vetëvendosje nuk bënë fare marrëveshje për programet, as nuk diskutohen programet por shpërndan përgjegjësi për të cilat në vitin 2019 e stagnuan marrëveshjen për koalicion gati për tre-katër muaj”.

”Kjo marrëveshje ka qenë më tepër sot simbolikë, sesa marrëveshje mes dy subjekteve politike. Më është dukur si aderim i Osmanit në listën e Vetëvendosjes, sesa bashkim mes dy strukturave politike”.

”Sepse Osmani ka gati thuajse shtatë-tetë muaj apo një vit, që ka paralajmëruar ndarjen e saj nga LDK, dhe për këtë periudhë nuk ka arritur të formojë një subjekt politik të strukturuar dhe koalicionet që kanë ndodhur mes subjekteve ne paraprakisht kemi parë ofertat e tyre dhe kandidatët e tyre”.

”Ndërsa tani kemi parë vetëm Vjosa Osmanin, ndërsa tani nuk dimë më tutje çka ka pas iniciativës së Vjosa Osmanit.

”Kështu më tepër mua më është dukur si një lloj aderimi në listën e Vetëvendosjes, sesa një marrëveshje mes dy subjekteve politike”.

Ndërsa lidhur me prezantimin e Albin Kurtit, të Vjosa Osmanit për presidente, Kryeziu konsideron se ka qëllim ndikimin tek votuesit e papërcaktuar.

”Ideja e Kurtit për ta prezantuar si kandidate për presidente, është një tentativë për të orientuar votuesin e papërcaktuar, dhe për të krijuar frymën e fitores së një subjekti politik që në këtë rast është Vetëvendosje dhe tani Vjosa Osmani”.

”Hyrja e Vjosa Osmanit në listën e Vetëvendosjes, përkundrazi nuk e dëmton LDK-në, por sjell një situatë të re në garë që e favorizon Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat