Vendimi i PZAP-it për votat e diasporës dërgohet në Gjykatën Suprem

Aktuale

Vendimi i PZAP-it për votat e diasporës dërgohet në Gjykatën Suprem

Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:20
Ilustrim

Organizata Germin do të dorëzoj ankesë në Gjykatën Suprem kundër vendimi t të Paneli Zgjedhor për Ankese dhe Parashtesa rreth verifikimit të votave të diasporës përmes telefonit.

Kështu ka bërë të ditur kjo organizatë përmes një komunikate për medie.

“PZAP e ka hedhur si te palejuar ankesën tonë kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të datës 11.01.2021 (nr. 42-2021), duke e konsideruar këtë të fundit si vendim me karakter teknik, i cili nuk hyn kategorinë e vendimeve që mund të apelohen. Rrjedhimisht, PZAP nuk e ka trajtuar fare substancën e ankesës sonë kundër verifikimit me telefon të aplikuesëve për regjistrim për votim nga jashtë vendit”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë që KQZ ka marrë vendim që secilin votues të diasporës të telefonoje, për arsye që të identifikojë votën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat