​Hoti në Reçak: Trupat nuk do të prehen të qetë derisa drejtësia nuk vihet në vend

Aktuale

​Hoti në Reçak: Trupat nuk do të prehen të qetë derisa drejtësia nuk vihet në vend

Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti të premten ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak, në shënimin e përvjetorit të 22-të të masakrës së Reçakut.

Hoti pasi vuri kurora lulesh në nderim të gjithë viktimave tha se masakra e tmerrshme që ka ndodhur 22 vite më parë e sensibilizuar botën për gjendjen në Kosovë.

Ndërkohë ka theksuar se trupat e viktimave asnjëherë nuk do të prehen të qetë, derisa drejtësia nuk do të vihen në vend.

Hoti: Ngjarja këtu ka sensibilizuar botën për terrorin dhe vrasjet që ndodhnin në Kosovë

“Ngjarja që ka ndodhur këtu e ka sensibilizuar botën mbarë për gjendjen, terrorin, vrasjet që atë kohë ndodhin në Kosovë, me vite të tëra, por që kanë kulmuar me këtë ditë, por edhe me plotë masakra të tjera”, tha ai.

Ai tha se drejtësia nganjëherë mund të vonohet, por do të vendoset.

Hoti: Drejtësia vonohet por do të vendoset

“Asnjëherë nuk do të prehen te qetë këtë trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra të marrin dënimin e merituar. E kam parasysh që drejtësia nganjëherë vononë, por jam i bindur që do të vendoset”, tha Hoti për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat