Mazreku takohet me Ahmetin, ja për çka diskutuan

Aktuale

Mazreku takohet me Ahmetin, ja për çka diskutuan

Më: 16 janar 2021 Në ora: 10:00
Pamje nga takimi

Është mbajtur një takim pune mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës në dhe Byros Kosovare të Sigurimit.

Ata diskutuan për mundësinë e ekspertëve të BKS-së që t’i sigurohet qasja e limituar në regjistrin e të drejtave mbi pronën e paluajshme, respektivisht mundësimi i regjistrimit online të hipotekave.

Shkrimi i plotë:

AKK, takim me Byronë Kosovare të Sigurimit

Reformat ligjore dhe teknologjike të ndërmarra nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) kanë rezultuar me përfshirjen e institucioneve publike të interesit në shfrytëzim të produkteve dhe shërbimeve që AKK ofron, përmes mundësimit të qasjes së limituar në regjistra pronësorë varësisht prej nevojave të institucioneve, e krejt kjo me qëlllim të avancimit të kualitetit të shëbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Repubikës së Kosovës. Për këtë arsye me datë 14 Janar në ambientet e AKK është mbajtur një takim pune mes Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti i shoqëruar edhe nga ekspertja për kadastër z-nja Drenushë Januzi me u.d Drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit z. Sami Mazreku i shoqëruar nga bashkëpuntorja Gëzonjeta Beqiri. Tema e takimit ishte trajtimi i mundësive që edhe ekspertëve të Byrosë Kosovare të Sigurimit të u sigurohet qasja e limituar në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajshme, respektivisht mundësimi i regjistrimit online të hipotekave. Përfaqësuesit e institucioneve u pajtuan që takimet në nivelit teknik të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim që kërkesa e Byrosë Kosovare të Sigurimit të plotësohet dhe të formalizohet edhe me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, ku qartë do të specifikoheshin obligimet dhe përgjegjësitë e institucioneve nënshkruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat