Ministri Likaj uron të gjithë për fillmin e gjysmëvjetorit të dytë nesër: Ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë

Aktuale

Ministri Likaj uron të gjithë për fillmin e gjysmëvjetorit të dytë nesër: Ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:51
Ramë Likaj

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj ka uruar të gjithë për fillmin e gjysmëvjetorit të dytë nesër.

Ai përmes një postimi tha se ja kandë dal të përmbyllin me sukses gjysmëvjetorin e parë.

Postimi i plotë:

Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ju uroj të gjithëve mbarësi dhe ju ftoj për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit, duke respektuar masat anti COVID-19.

Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë. Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat