Ushtaraku nga Shqipëria zbulon lidhjet e Fadil Syleviqit me Rexhep Selimin: Tregon me emra personat që...

Aktuale

Ushtaraku nga Shqipëria zbulon lidhjet e Fadil Syleviqit me Rexhep Selimin: Tregon me emra personat që...

Nga: P.R Më: 17 janar 2021 Në ora: 12:50
Rexhep Selimi dhe Fadil Syleviqi

Të premten u gjet i vdekur Polici i Kosovës, Fadil Syleviqi, i cili ishte edhe dëshmitar i Gjykatës Speciale. Përveç kësaj, Syleviqi ishte akuzuar nga Ibrahim Kelmendi se ka gisht në zhdukjen e doktorit Hafir Shala.

Për këtë, Kelmendi kishte shkruar në dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, ku kishte treguar se çfarë e kishte pyetur Rexhep Selimin, i cili po qëndron i burgosur në Hagë, ku ndër tjerash akuzohet edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së, bashkë më Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe të tjerët.

“Në atë rast e pyeta, nga e kishte gjithë atë miqësi me Fadil Syleviqin. Rexhepi m’u përgjigj: “ka qenë pjesëtar shumë i vlefshëm i UÇK-së”. U trondita. „Edhe pse e ka zhdukur mjekun Hafir Shala?!“ ia ktheva dhe u largova nga tavolina ku isha i ulur vetëm me të”, kishte shkruar Ibrahim Kelmendi në dëshminë e tij dërguar Gjykatës Speciale.

Por ndaj kësaj deklarate kishte reaguar ushtaraku nga Shqipëria, Dritan Goxhaj, cili kishte treguar lidhjet e Rexhep Selimit me Fadil Syleviqin.

“Fadil Suleviçi ishte ngarkuar me detyrë nga Rexhep Selimi që të hapte një pikë të UҪK-së në ZO të Llapit. Fadili me këtë leje a urdhër me shkrim nga Rexhepi e hap këtë pikë në ZOLL. Ky veprim nga ana e Rexhepit është totalisht jasht kompetenceva të tij si anëtar i SHP, pasi ai ishte vetëm inspektor i përgjithshëm dhe jo shef operative ose shef Shtabi. Edhe në rast te tillë, sërish pikat në ZO-të hapeshin me miratim të komandës së ZO-ve. Por ZOLL-i nuk kishte marrë asnjë lloj njoftimi as edhe nga Rexhepi për autorizimin qe kish lëshuar dhe as nga SHP. Duke ndodhur një gjë e tillë ZO e Llapit vendos qe ta arrestojë Fadil Suleviqin së bashku me personat e tjerë që ndodheshin në atë pikë që ky kishte hapur. Pas arrestimit ai është marrë në pyetje nga Hyzri Talla, i cili në atë kohë mbante detyrën e SHIK-ut të zonës, në prezencën edhe të Rahman Dinit, zëvendës i Hyzriut. Rrahmani më ka treguar se në fillim Fadili u mbrojt se ai kishte urdhër nga Rexhepi, e se gjatë gjithë kohës kish punuar për Rexhepin. Në një moment Hyzri Talla e provokon duke i thënë: “Po, e dimë, sepse edhe Rexhep Selimin e kemi arrestuar si spiun te Serbisë.” Në këtë moment, tregon Rrahmani: “Fadilit i iku gjaku dhe u zbardh i gjithi e nuk e hapi më gojën”.

“Kur është ndaluar nga UҪK-ja, më ka treguar Rahman Dini, Fadili ka paraqitur edhe një letër autorizim të nënshkruar nga Nahit Hasani, që e autorizonte Fadil Suleviqin në emër të Shtabit Qëndror per ngritjen e ZO të Gollakut. Si Naiti edhe shoku i Naitit, Bislim Zogaj, kanë vazhduar miqësine e tyre me Fadil Suleviqin, si para lufte edhe mbas lufte”, kishte shkruar ndër tjerash Goxhaj.

Më tej, Goxhaj në rrëfimin e tij kishte treguar se kush e kishte vizituar Fadil Syleviqin kur ishte arrestuar.

“Por pas disa ditësh, tregon Rahmani, aty në dhomën ku ishte i arrestuar, Fadilin e viziton Rustem Mustafa (Remi), Komandanti i ZOLL-it, së bashku me Latif Gashin. Këta vene në dijeni edhe Fatmir Humollin për Fadilin e arrestuar. Fatmiri, pasi vihet në dijeni edhe nga Hyzri Talla për dy autorizimet që paraqiti Fadili, e therret në tel Rexhep Selimin dhe i vë në dijeni që e kanë arrestur Suleviqin, dhe e pyet ca të bëjmëë me të? Rexhepi i thotë që mbasi e keni arrestuar, bëni si ta shihni të arsyeshme. Fatmiri e pyet Rexhën nëse ia kishte lëshuar ai një autorizim për krijim të një pike të UҪK-së në Llap. Rexhepi e pranon, por sygjeron ta verifikojnë ata vet, nëse punon për ne apo për serbët dhe të vendosin vet.

Atehere Fatmiri i thote: “Jo, në rast se ti ëa ke lëshu këtë autorizim, i bie që ky qeka burr i mirë e tash me na e lënë neve në derë, kjo nuk bën, prandaj po ia çelim derën të shkoi, po na the ti. Rexhepi i thotë: OK, lëshojeni atëherë. Dhe ata e lëshojnë Fadilin duke i thënë qe je leshuar me urdhër të Inspektorit te Përgjithshëm të Shtabit të Përgjithshem të UҪK-së.

Në gjyqin kunder Remit, në 2004, Fadili nuk i përmendi asnji nga keto dhe as emrat e tjerë, e as Rexhep Selimin e as Nait Hasanin, por vetëm Remin duke thënë: “Remi me ka vizituar në burg dhe askush nuk më ka rrahur ose keqtrajtuar””, kishte shkruar në reagimin e tij, ushtaraku dhe ish pjesëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat