2 janari shënon përvjetorin e martesës së veprimtarit të shquar, Kadri Zeka me Saime Isufin.
Vetëm 15 ditë më vonë, është dita kur ai u vra në një atentat bashkë me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla.
Në rrjete sociale është publikuar një video pjesë e dasmës së tij në vitin 1982, ku prezentë në ishin edhe vëllezërit Gërvalla dhe shumë veprimtarë të tjerë.
Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.
Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit luftojnë mes tyre.
Për më shumë ndiqni videon: