Ish-komandanti i UÇK-së i reagon ashpër analistit Nexhmedin Spahiu: Zot, jep mend ku s’ka!

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së i reagon ashpër analistit Nexhmedin Spahiu: Zot, jep mend ku s’ka!

Nga: N. H Më: 18 janar 2021 Në ora: 19:05
Nexhmedin Spahiu

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një reagim të ashpër ndaj një deklarate të analisti dhe njohësi të cështjeve politike, Nexhmedin Spahiu.

Spahiu deklaroi se Serbia më lehtë e pranon Kosovën t’i bashkohet Shqipërisë, sesa që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur e sovran

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-komandanti Hoxha. Ai përmes një shkrimi të shkurtër shprehet se “zot, jep mend ku s’ka”.

Ja shkrimi i tij:

Image
Hafir Hoxha

Nexhmedin Spahiu po thotë;

1. «Më lehtë pranon Serbia që Kosova t’i bashkëngjitet Shqipërisë se sa ta pranon atë si shtet i pavarur» Pra, Kosova nuk guxon dhe nuk duhet as të mendon me u bashkëngjit me Shqipërinë sepse nuk ka logjikë. Po thotë tipi.

2. «Kosova nuk guxon të prish, të rrezikon sovranitetin e Shqipërisë duke tentuar ti bashkëngjitet asaj» Prap po thotë ky tipi !

Zot, jep mend ku s’ka!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat