Gjykata anulon dënimin më burgim të përjetshëm të akuzuarit T.L., ia shqipton atë me 30 vjet burgim

Aktuale

Gjykata anulon dënimin më burgim të përjetshëm të akuzuarit T.L., ia shqipton atë me 30 vjet burgim

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit T.L.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 09.11.2020, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim. Të akuzuarit për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 dhe 1.6 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimin më burgim të përjetshëm i është zëvendësuar më atë prej 30 vjet burgim.

Gjykata e Apelit shqyrtoi rrethanat lehtësuese dhe renduese, të cilat i ka pasur parasysh gjykata e shkallës së parë dhe vlerësoi se në rastin konkret, dënimi më burgim të përjetshëm, është dënim i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat posaçërisht lehtësuese, si pranimi i fajësisë, mosha e re e të akuzuarit si edhe keqardhja e shprehur nga ai, e të cilat rrethana parashihen në nenin 70 paragrafi 3, pika 3.6, 3.10, dhe 3.11 të KPRK-së.

Nisur nga këto gjykata vlerësoi se edhe më këtë sanksion penal, mund të arrihet qëllimi i dënimit, i përcaktuar me ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat