Shpend Ahmeti: Boll vajtuam dhe e pësuam, ta ndryshojmë Kushtetutën

Aktuale

Shpend Ahmeti: Boll vajtuam dhe e pësuam, ta ndryshojmë Kushtetutën

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:05
Shpend Ahmeti

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti vlerëson se sa herë ka vendime të Gjykatës Kushtetuese flasim për mangësitë dhe zbrazëtirat e kushtetutës e mandej deri në vendimin e radhës nuk ka asnjë iniciativë që ta ndryshojmë atë apo të shtojmë qartësi në pjesë të paqarta.  

"Vendimi absurd i Enver Hasanit et co ka mujt me u adresu 100 herë...Edhe më tutje nuk ka Republikë Parlamentare ku kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, edhe në qoftë se ajo parti i ka marr vetëm 10 përqind të votave.", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sipas tij, edhe vendimi i fundit shkakton pasiguri, jostabilitet që vjen nga gjërat e (pa)thëna në Kushtetutë.

Postimi i plotë:

Sa herë ka vendime të Gjykatës Kushtetuese flasim për mangësitë dhe zbrazëtirat e kushtetutës e mandej deri në vendimin e radhës nuk ka asnjë iniciativë që ta ndryshojmë atë apo të shtojmë qartësi në pjesë të paqarta. Vendimi absurd i Enver Hasanit et co ka mujt me u adresu 100 herë...Edhe më tutje nuk ka Republikë Parlamentare ku kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, edhe në qoftë se ajo parti i ka marr vetëm 10 përqind të votave.

Edhe vendimi i fundit shkakton pasiguri, jostabilitet që vjen nga gjërat e (pa)thëna në Kushtetutë. Do të ishte mirë që pas këtyre zgjedhjeve të fillohet një proces i ndryshimeve kushtetutese për të qartësuar së paku tri gjëra: (i)procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjeve; (ii) Kur fillon të ec afati 15 ditor nga certifikimi i rezultateve për mandatarin dhe (iii) certifikimi i kandidatëve të dënuar nga gjykata.

Përndryshe në zgjedhjet e radhës do ti vajtojmë prapë këto mangësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat