Përmbyllet afati i votuesve nga diaspora, kaq mërgimtarë kanë aplikuar për regjistrim

Aktuale

Përmbyllet afati i votuesve nga diaspora, kaq mërgimtarë kanë aplikuar për regjistrim

Më: 21 janar 2021 Në ora: 23:37
Foto Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është përmbyllur afati për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.

Kjo parti ka bërë të ditur po ashtu se gjatë kësaj periudhe kanë aplikuar 16.631 mërgimtarë, derisa 134.188 e-maila nuk janë hapur.

“Sot u përmbyll afati për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit. Ata që ende nuk e kanë marrë konfirmimin duhet t'i verifikojnë e-mailet ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë 

Sot u përmbyll afati për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit. Ata që ende nuk e kanë marrë konfirmimin duhet t'i verifikojnë e-mailet ditët në vijim.

Me këtë angazhim të madh, me këtë energji të bashkatdhetarëve tanë referendumi i 14 shkurtit do të jetë edhe më madhështor.

#KREJTdheDREJT

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat