Gërvalla thirrje mërgimtarëve: Ta shpëtojmë Kosovën nga plaçkitësit

Aktuale

Gërvalla thirrje mërgimtarëve: Ta shpëtojmë Kosovën nga plaçkitësit

Më: 23 janar 2021 Në ora: 09:23
Donika Gërvalla

Kandidatja për deputete në listën e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla ka komentuar 200 mijë regjistrimet e diaspoër për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Gërvalla në një postim në llogarinë e saj në Facebook e ka quajtur referendum, interesimin e mërgatës për tu bërë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme.

Madje sipas saj, asnjëherë deri më tani nuk ka pasur “uragan të tillë të pjesëmarrjes nsë mërgatës”.

Postimi i plotë i Gërvallës:

Të dashur  mërgimtarë,

vëllezër e motra,

Rreth 200.000 regjistrime për të votuar nga mërgata. Çfarë shifre!

Asnjëherë në historinë tonë të deritanishme nuk kemi pasur uragan të tillë të pjesëmarrjes së mërgatës në zgjedhjet e vendit. Ky është një referendum historik dhe unik i mërgatës për dinjitet dhe demokraci. Sa krenare jam që jam njëra nga ju.

Të gjithë së bashku e kemi një qëllim: t’ia kthejmë vendin qytetarit nga ata që e kanë vjedhur dhe plaçkitur deri sot.

Para më shumë se 20 vjetësh kemi dëshmuar që me mençuri dhe guxim dijmë të çlirohemi nga armiku shekullor. Edhe këtë herë me guxim dhe mençuri dhe me mërgatën në krah, shtetin do t’ia kthejmë qytetarit.

Nga zemra ju falënderoj që nuk jeni stepur nga pengesat e shumta të qëllimshme, vetëm e vetëm për t’ju bërë të dorëzoheni.

Sa e bekuar është Kosova me mërgatën që ka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat