Kurti prezanton anëtaren e re në Lëvizje

Aktuale

Kurti prezanton anëtaren e re në Lëvizje

Nga: A.SH Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:58
Foto nga takimi

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka prezanttuar anëtaren e re të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo është Shenaj Shala është eksperte e protokollit ndërkombëtar, konsulente e mirësjelljes, dhe trajnere e shkathtësive të buta, ka shkruar Kurti.

“Bashkë me të e shumë të tjerë, përfaqësimi ynë në institucionet e shtetit do të jetë i drejtë e i mirë”.

Postimi në Facebook:

E lindur në Prishtinë në vitin 1979, Shenaj Shala është eksperte e protokollit ndërkombëtar, konsulente e mirësjelljes, dhe trajnere e shkathtësive të buta. Gjatë qeverisjes, Shenajin e emërova Shefe të Protokollit dhe Këshilltare të Jashtme Politike. Studimet e nivelit master Shenaj i ka përfunduar në vitin 2014 në Bruksel në “The International School for Protocol and Diplomacy” (ISPD), ndërsa në vitin 2020 u emërua ligjëruese për imazh dhe konsulencë politike në po të njëjtin institut. Mes viteve 1999-2013, Shenaji punoi për Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Afrikën Lindore si Asistente Personale e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ndërsa në vitet 2013-2015 ishte koordinatore e qendrës së trajnimeve në Shell Oil & Petroleum për Lindjen e Mesme. Shenaj Shala nga sot është anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe bashkë me të e shumë të tjerë, përfaqësimi ynë në institucionet e shtetit do të jetë i drejtë e i mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat