Dy raste të vdekjeve me COVID-19 në zonat e banuara me serbë

Aktuale

Dy raste të vdekjeve me COVID-19 në zonat e banuara me serbë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Dy raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi janë regjistruar në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas Shtabit të Krizave në veri të Mitrovicës, në këto zona janë regjistruar 25 raste të reja të infeksionit.

Viktimat janë nga veriu i Mitrovicës dhe Leposaviqi.

Aktualisht janë 246 raste active me virusin korona, raporton Radio Kontakt Plus.

Që nga fillimi i pandemisë, një total prej 13,288 njerëz janë testuar, nga të cilët 3,763 persona janë diagnostikuar me koronavirus.

Deri më tani, 99 njerëz kanë vdekur në  zonat e banuara me shumicë serbe si rezultat i COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat