Pas vendimit të PZAP’së deklarohet Hoti

Aktuale

Pas vendimit të PZAP’së deklarohet Hoti

Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:53
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin.

Hoti tha se para Ligjit të gjithë kandidatët për deputetë duhet të trajtohen njësoj si çdo qytetarë tjetër.

“Atë që mund të them është se ligji është për të gjithë, duhet të trajtohet njësoj për të gjithë kandidatët që garojnë në këto zgjedhje”, tha ai para medieve.

Kujtojmë se Albin Kurti nuk do të mund të kandidojë në këto zgjedhje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat