Flasin nga Lëvizja Vetëvendosje, tregojnë se cili është hapi i radhës pas vendimit të PZAP-së

Aktuale

Flasin nga Lëvizja Vetëvendosje, tregojnë se cili është hapi i radhës pas vendimit të PZAP-së

Nga: A.M. Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:40
Albin Kurti

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë.

Deputetë të cilët nuk lejohen që të kandidojnë për deputetë janë Albin Kurti, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu, Labinotë Demi Murtezi, dhe Bajram Mavriqi.

Por, pas këtij vendimi të PZAP-së, Lëvizja Vetëvendosje e ka edhe një mundësi të fundit, ankimin në Gjykatën Supreme.

Për këtë ka folur edhe Blerim Sallahu, nga zyra ligjore e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se brenda afatit ligjor do të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme.

Postimi i plotë:

Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit  antikushtetues të  PZAP-së.

Nuk do të ndalemi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat