Flasin nga AAK pas vendimit të PZAP-së: Do të ankohemi në Supreme, lista nuk do të mbetët e zbrazët

Aktuale

Flasin nga AAK pas vendimit të PZAP-së: Do të ankohemi në Supreme, lista nuk do të mbetët e zbrazët

Më: 26 janar 2021 Në ora: 18:37
Ramush Haradinaj

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur edhe për ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

PZAP-ja vendosi për certifikimin e kësaj partie, teksa për katër kandidatët që u gjet se janë të dënuar me vendim të formës së prerë u vendos që mos tu lejohet kandidimi.

Edhe pse AAK-ja të njëjtit sot i zëvendësoi me emra të tjerë, sipas vendimit që mori sot PZAP-ja këto zëvendësime nuk do të pranohen.

Përfaqësuesi i AAK-së në KQZ, Brahim Selmanaj, në një prononcim ka thënë se ndaj këtij vendimi të PZAP-së do të ankohen në Supreme.

“Në fakt PZAP-ja si duket nuk e ka marrë për bazë që ne e kemi ndërruar vendimin nga data kur edhe fillon verifikimi për deputet, do të thotë kemi një datë që lidhet me ditën e certifikimit ajo është data kur fillon certifikimi për deputet dhe kjo do të thotë që zotëri Dreshaj edhe juridikisht i plotëson kushtet, por si duket PZAP-ja nuk i ka shqyrtuar vendimin e fundit që e pa pasur KQZ-ja”, ka thënë ai.

Derisa shton se ankesa do të adresohet edhe për zëvendësimin e këtyre kandidatëve në listën zgjedhore të 14 shkurtit.

“Për kandidatët e tjerë ne i kemi larguar 3 kandidatët që kanë pasur dënime, por rast më specifik është rasti i Dreshaj. Ne me kohë do të paraqesim ankesën, ankesa do të adresohet edhe për zëvendësimin e emrave, pra kemi emra konkret që do të zëvendësohen, jo të mbetët lista e zbrazët”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati, janë kandidatët që s’janë certifikuar nga KQZ-ja për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Me këtë rast, të gjithë këta kandidatë sipas vendimit të PZAP-së, s’mund të zëvendësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat