“Boll ma”, bashkëshorti i Vjosa Osmanit reagon ashpër pas kërcënimit ndaj saj

Aktuale

“Boll ma”, bashkëshorti i Vjosa Osmanit reagon ashpër pas kërcënimit ndaj saj

Nga: A.Zh Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:52
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, është kërcënuar nga një qytetar në profilin e saj në Facebook.

Kërcënimin ndaj Osmanit, e ka dënuar këshilltari i saj Faton Peci, i cili ka thënë se Osmani përballet me një fushatë të egër dhe me kërcënime me jetë.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar të ndalen kërcënimet dhe ofendimet nga “militantë partiak” e “të sëmurët mental”,

Reagimi i tij në Facebook:

Gjuha e ofendimeve nga bartës të caktuar të institucioneve, ka filluar të përkthehet tash e disa ditë në kërcënime specifike dhe kanosje nga militantë partiak e të sëmurë mental. Dy grupet komplemetojnë njëri-tjetrin dhe si duket kanë të njëjtin synim.

Boll ma! Stop ofendimeve dhe kërcënimeve.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat