Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Po të isha gjyqtar, të gjithë deputetët do t’i ktheja në lista zgjedhore

Aktuale

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Po të isha gjyqtar, të gjithë deputetët do t’i ktheja në lista zgjedhore

Më: 28 janar 2021 Në ora: 20:56
Fejzullah Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mos certifikimin e disa kandidatëve për deputetë.

Ai ka thënë se interpretimi i Kushtetueses ishte komplet i gabuar, pasi që sipas tij Neni 45 është shumë i qartë që askujt nuk mund t’i merret e drejta aktive pa një vendim të gjykatës.

“Nëse do të isha gjyqtar apo kryetar i Gjykatës Supreme, këtë çështje do ta trajtoja fare të shkëputur nga gjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Po të isha gjyqtar apo kryetar, do të vendosja vetëm në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit dhe do t’i ktheja në lista zgjedhore të gjithë deputetët”, ka thënë Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat