Isufi: AAK-ja ka ofruar një program praktik i cili mund të zbatohet

Aktuale

Isufi: AAK-ja ka ofruar një program praktik i cili mund të zbatohet

Më: 28 janar 2021 Në ora: 22:10
Ahmet Isufi

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka folur për programin qeverisës të subjktit që i takon.

Isufi përmendi se tanimë AAK-ja e ka programin dhe se është bërë publik.

“Është një program i krijuar nga ekspertët dhe i modifikuar në dhënien e frymës politike. E kemi paraparë në katër shtylla të ndarë, së pari ekonomia pasi vendi gjendet në një krizë për shkak të pandemië, politikat e sigurisë, mirëqenien sociale dhe politikën e jashtme. Këto katër shtylla brenda programit që plotësohen me të gjitha segmentete tjera në Kosovë e kemi parasysh një ngritje të nivelit të qeverisjes së vendit”, u shpreh Isufi, në RTK.

Tutje, ai thotë se në Qeverinë Haradinaj ka pasur efekte të jashtëzakonshme në marrjen e vendimeve.

“Në fillim ne do ta kemi fondin për rindërtim ekonomik që do të jetë 1 miiliardë sepse kemi shtresa të caktuara që janë të goditura. Ndërsa kemi ofruar një program krejtësisht praktik i cili mund të zbatohet”, tha tutje ai.

“Neve na keni thirrë për program, që t’iu ofrojmë qytetarëve oferten tonë. Shkurorëzimi i ka nxjerrë telashet e veta (VV-LDK)”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat