“Ke ardhë me shit mend, – A ka mundësi me ditë ku e ki problemin”, përplasje mes Hysenit e Gjinovcit

Aktuale

“Ke ardhë me shit mend, – A ka mundësi me ditë ku e ki problemin”, përplasje mes Hysenit e Gjinovcit

Më: 28 janar 2021 Në ora: 22:39
Rron Gjinovci

Një debat i ashpër ndodhi mes Zgjim Hysenit nga PSD-ja dhe aktivistit Rron Gjinovci, të cilët debatuan me zë të ngritur ndaj njëri-tjetrit.

Derisa Hyseni ishte duke folur, Gjinovci thotë se “Albin Kurti është katastrof, është monstrum sipas PSD-së”.

E për këtë reagoi menjëherë Hyseni, i cili thotë se nuk e kupton se pse Gjinovci po ndërhyn, derisa ky i fundit thotë se e etiketoi atë.

“Mendoj që është e pasaktë edhe e pavërtetë me thënë që edhe Rugova, edhe Demaçi, në kohën e koalicionit LDK-PDK u thojke edhe Adem Jashari edhe Ibrahim Rugova dmth dy rryma politike që figurat e tyre në momente të caktuara, edhe kanë mujt me bashkëvepru. Edhe konceptualisht, edhe si rryma politike, edhe si rryma teorike ato janë të papajtueshme”, thotë Hyseni, derisa u replikua menjëherë nga Gjinovci.

“Kjo sipas pikëpamjes tënde” ia ktheu Gjinovci, ndërsa Hyseni i thotë që ta lejojë atë ta thotë pikëpamjen e tij.

“A ka mundësi me ditë ku e ki problemin?”, i thotë Hyseni-Gjinovcit në Pressing.

“Ti a ki naj problem me kujtesë a çka është problemi? Nuk të lejoj as ty e as askënd me m’qit etiketa këtu”, ia kthen Gjinovci derisa thotë se e etiketoi atë, për atë arsye ndërhyri.

“Shyqyr që je Rron”, ia kthen Hyseni.

“Ti ke ardh këtu me shit mend”, i tha Gjinovci-Hysenit.

“A e qite këmbën mbi këmbë, ti po”.

“Po e qita, se shih sa bukur po dukem”, përfundoi Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat