Ish-ushtari i UÇK-së i reagon Limajt: Ndale veten sepse fundi po të vjen, nuk je ti për t’i mbrojtur çlirimtarët

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së i reagon Limajt: Ndale veten sepse fundi po të vjen, nuk je ti për t’i mbrojtur çlirimtarët

Më: 29 janar 2021 Në ora: 00:24
Gazmend Kryeziu

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Kryeziu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Nismas, Fatmir Limajt, që i bëri sot ndaj kandidatit për kryeministër të PDK’së, Enver Hoxhajt.

Kryeziu i ka thënë Limajt se nuk është ky i fundit për t’i mbrojtur çlirimtarët e UÇK’së.

“Fatmir Limaj po thirreni në moton tënde me “Çlirimtaret” e që asnjëherë nuk i mbrojte Çlirimtarët? Fatmir ku ishe ti gjatë vitit 2014 kur ti i largove nga puna pikërisht çlirimtarët?”, ka shkruar Kryeziu.

Tutje, ai ka treguar se ishte njëri nga ata që ishin larguar nga puna dhe tha se e di arsyen e largimit.

“Unë jam njeri nder ata që ju me larguat nga puna dhe se e di edhe arsyen pse më larguat nga puna: E para sepse isha mbeshtetes i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe e dyta, sepse isha luftëtar i njesitit “Lumi ” me Komandant Isni Kilaj”, ka shkruar ish-ushtari i UÇK-së.

Gjithashtu, në shkrim ka parashtruar edhe disa pyetje për liderin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limajn, duke i thënë se me ata të cilët po bën fushatë ai, nuk i ka bashkëluftëtar e as shokë të idealit.

“Fatmir a ishe ti që në zgjedhjet e vitit 2013 thoshe se nuk do e largosh nga puna asnjë person vetëm se po mendojnë ndryshe e në realitet i largove të gjithë nga puna?

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat