BE’ja thotë se dialogu do të rifillojë pas zgjedhjeve në Kosovë

Aktuale

BE’ja thotë se dialogu do të rifillojë pas zgjedhjeve në Kosovë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë kanë futur edhe në një fazë pauze dialogun e rifilluar pas një kohë të gjatë me Serbinë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se dialogu do të rifillojë pasi në Kosovë të jetë formuar qeveria e prodhuar nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ne nuk po vendosim afate artificiale, puna për dialogun vazhdon, takimet duhet të rinisin kur qeveria e re në Kosovë të jetë në pushtet”, ka thënë shkurt Stano.

Pas 20 muajsh pauzë, bisedimet Kosovë Serbi në kuadër të dialogut kishin rinisur më 16 korrik të 2020-ës.

Nën lehtësimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell u takuan vetëm një herë kryeministri kosovar Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ndërkaq, për çështjet teknike u formuan grupe punuese nga të dyja palët. Skënder Hyseni i priu delegacionit kosovar, ndërsa Marko Gjuriq dhe më pas Petar Petkoviq përfaqësuan serbët në takimet e Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat