Nismes i refuzohen të 12 kandidatët për deputetë nga Gjykata Supreme

Aktuale

Nismes i refuzohen të 12 kandidatët për deputetë nga Gjykata Supreme

Më: 29 janar 2021 Në ora: 15:52
Nisma Socialdemokrate

Gjykata Supreme nuk ia ka pranuar ankesën Nismes Socialdemokrate në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zzgjedhjeve.

Sipas njoftimit, 12 kandidatëve për deputetë nga kjo parti, nuk u lejohet gara në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së, e konfirmuar edhe nga PZAP-ja.

Nisma do duhet të garojë në këto zgjedhje por pa: Vesel Krasniqin, Besnik Berishën, Filloreta Bytyçin, Valentina Alijajn, Xhafer Berishen, Aziz Thaçin, Musa Fetahajn, Hasime Dakajn, Fatmir Gërdellajn, Vehbi Avdullahajn, Endrit Shalën dhe Ardian Nokaj.

Gjykata ia ndaloi edhe Albin Kurtit të VV-së kandidimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat