Limaj: Fshatrat e Gjakovës i dhanë sonte mbështetje të fuqishme kauzës sonë për Çlirimtarët

Aktuale

Limaj: Fshatrat e Gjakovës i dhanë sonte mbështetje të fuqishme kauzës sonë për Çlirimtarët

Më: 29 janar 2021 Në ora: 19:57
Kryetari i Nismës Soialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Soialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shpalosur projektin e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit në fshatrat e Gjakovës.

Në këto fshatra, Limaj ka marrë mbështetje të fuqishme pë kauzës për Çlirimtarët.

I pari i Nismës është shprehur i kënaqur që ky projekt po përkrahet fuqishëm nga njerëz e familje të cilat kanë dhënë shumë për vendin.

“Me mbështetjen e kësaj zone dhe Gjakovës në përgjithësi, betejën tonë për rikthimin e së vërtetës sonë dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare do ta fitojmë më lehtë dhe mbi të gjitha zëri përfaqësues i Çlirimtarëve do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlamentin e Republikës sonë”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

Fshatrat e Gjakovës i japin mbështetje të fuqishme kauzës sonë për Çlirimtarët

Bashkëluftëtarë, intelektualë dhe gjenerata e re e mrekullueshme në Rekë të Keqe dhe Rekë të Mirë të Gjakovës, po vazhdojnë të rreshtohen fuqishëm krah kauzës sonë për Çlirimtarët.

Jemi të kënaqur që projekti ynë po përkrahet fuqishëm nga njerëz e familje të cilat kanë dhënë shumë për vendin.

Me mbështetjen e kësaj zone dhe Gjakovës në përgjithësi, betejën tonë për rikthimin e së vërtetës sonë dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare do ta fitojmë më lehtë dhe mbi të gjitha zëri përfaqësues i Çlirimtarëve do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlamentin e

Republikës sonë.
#MeÇlirimtarët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat