Lajmet e rreme dhe ndikimi i tyre në proceset politike në Kosovë

Aktuale

Lajmet e rreme dhe ndikimi i tyre në proceset politike në Kosovë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Në Kosovë ekspertët thonë se shpërndarja e lajmeve të rreme është shtuar dukshëm që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Ata tërheqin vërejtjen se një situatë e tillë rrezikon të ndikojë vendimmarrjen e votuesve.

Mentor Hoxha nga Organizata Fact Checker thotë se numri i faqeve që shpërndajnë lajme të rreme është rritur ndjeshëm pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit në Kosovë.

“Audienca varion nga 500 mijë, por kemi raste të tilla kur audienca shkon deri në mbi 3 milionë që do të thotë se të njëjtin lajm hapet me dhjetra herë nga i njëjti person.

Hoxha thotë se motivet patriotike, fetare dhe motivi i ndjeshmërisë prindore shfrytëzohen nga lajmet e rreme për të targetuar sa më shumë lexues.

Ekspertët e gazetarisë dhe politikës po konsiderojnë se këto lajme fiktive mund të ndikojnë edhe rezultatin e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat