“Ujk me shqiptarët e dele me serbët”, Kurtit i vjen reagimi i parë pas ndërprerjes së vizitës në Mitrovicë

Aktuale

“Ujk me shqiptarët e dele me serbët”, Kurtit i vjen reagimi i parë pas ndërprerjes së vizitës në Mitrovicë

Nga: A.Morina Më: 30 janar 2021 Në ora: 17:29
Albin Kurti

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe u.d e Presidentit, Vjosa Osmani kanë vizituar gjatë ditës së sotme, Mitrovicën e Veriut.

Mirëpo, vizita e tyre nuk shkoi si duhet, pasi një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërprejnë vizitën në këtë pjesë.

Ndaj kësaj vizite, ka reaguar zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi i cili e cilësoi këtë si një vizitë turistike të Kurtit dhe Osmanit.

“Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët, e dele me Serbinë nuk na duhet. Mjaftuan një grusht të rinjsh që të zbrapsin Kurtin dhe Vjosen nga vizita e tyre turisitike në Veri”, shkroi Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sot në veriun e Kosovës Albin Kurti u takua me real politikën. Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët, e dele me Serbinë nuk na duhet. Mjaftuan një grusht të rinjsh që të zbrapsin Kurtin dhe Vjosen nga vizita e tyre turisitike në Veri. Një përkujtim për të gjithë se poezitë e fjalët e madh nuk kryejn punë kur nuk ke zemër e guxim. Frikacak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat