PAMJE/ Incident në tubimin e VV-së në Mitrovicë: Qytetari tenton ta sulmojë Albin Kurtin, sigurimi e nxjerrin jashtë

Aktuale

PAMJE/ Incident në tubimin e VV-së në Mitrovicë: Qytetari tenton ta sulmojë Albin Kurtin, sigurimi e nxjerrin jashtë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një incident ka ndodhur para pak minutash në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, që po mbahet në një restaurant ku po thehen masat anti-COVID.

Një qytetar është përplasur me Albin Kurtin, duke e sharë dhe ofenduar dhe duke provuar t’i qërojë hesapet me të, shkruan “Jepi zë”.

Media ka siguruar një moment të incidentit që ndodhi në këtë tubim, e ku shihet qytetari teksa konfrontohet me aktivistë të VV-së.

E sigurimi dhe aktivistë të tjera kanë intervenuar, duke e nxjerrur jashtë dhe duke e sharë qytetarin që po e shante Kurtin.

Siç shihet nga pamjet, incidenti ka zgjatur disa minuta, ndërkohë që kanë ndërhyrë edhe Policia e Kosovë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat